Balina Bodinaku përfundon me urgjencë në spital, do mungojë në spektaklin e sotëm?

Balina Bodinaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, për shkak të pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ndodhet në spital duke marrë serum.

“Do të jemi bashkë sonte në BBV?”, ka shkuar ajo, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, të cilët pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ajo do të jetë në spektaklin e kësaj të premte.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me opinionisten, ndaj do të duhet të presim njoftimin e radhës nga vetë ajo ose spektaklin e sotëm për të mësuar më shumë.

Kujtojmë që Balina ka spikatur për opinionet e saj në këtë ‘reality show’, dhe jo pak herë është bërë pjesë e mediave sociale për shkak të tyre.

Kohët e fundit, Balina apti një përplasje të fortë me Meridianin kur ky u eliminua, sherri mes tyre vazhdojë edhe jashtë emisionit përmes thumbave dhe ironive në rrjetet sociale.