Balina Bodinaku flet për sulmet që ka marrë në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri për Semin dhe Donaldin

Balina Bodinaku, opionionistja e këtij edicioni, në formatin “Big Brother VIP”, ka qenë e ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku ka treguar sesi po e gjen veten në këtë rol dhe sfidat me të cilat po përballet si opinioniste.

Për Balinën, një eksperiencë e re nuk është vetëm dhënia e opinioneve, por i tërë formati në përgjithësi. Siç edhe ajo shpreh, nuk e ka ndjekur këtë format në Shqipëri por as jashtë vendit. “Unë nuk kam asnjë referencë. Mua ta kem parë aq pak sa mbaj mend turbullt në Londër kur jetoja atje”, tha ajo.

Opinionistja ka zbuluar edhe rastin ku është ndjerë shumë e sulmuar në rrjetet sociale, pas një deklarate lidhur me Semin e Donaldin, gjatë njërës prej puntatave.

“Një nga gjërat që jam sulmuar më shumë, jo kritikuar por sulmuar, është për faktin se është menduar se unë mbështes Semin. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke thënë se nuk besoj se Semi me Donaldin kanë një marrëdhënie ose kanë për të nisur një marrëdhënie. Duke mos njohur Donaldin, Semin, Borën dhe as historinë e tyre, mendoja se kishte diçka që fliste më shumë mbi një dashuri jashtë shtëpise sesa brenda”, shprehu Balina duke shtuar se njerëzit kanë shumë qejf të gjykojnë.

Ajo tha se ky ka qenë momenti ku është ndjerë më së shumti e komentuar negativisht, megjithatë, sipas saj, qëndrimi është keqkuptuar.

E pyetur nëse do të futej në shtëpinë e “Big Brother” si konkurrente, Balina refuzoi, duke dhënë edhe arsyen. “Jo, besoj se nuk do ta bëja. Nuk do ta bëja sepse kam impenjime që nuk do t’i lija për një reality show, dhe nuk më përshtatet fare. Të mësohem njëherë si opinioniste”, tha ajo mes të qeshurash.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

/News31