BALERINI SHQIPTAR, KLAJDI SELIMI GOZHDON MEDIAT ITALIANE PËR NJË TITULL
Klajdi Selimi njihet si balerini i mirënjohur Shqiptar për suksesin e madh të korrur në programin më të ndjekur të Mediaset “AMICI” i Maria De Filippi. Ai sot ai mbahet mend si personazhi më i televotuar i historisē së programit me më shumë se 11 javë i pari në klasifikimin e publikut. Klajdi Selimi është me siguri një nga figurat më të paharruara jo vetëm për talentin e tij si balerin por edhe për karakterin e tij te fortë, cili nuk lë rast pa i tërhequr veshin cdo kujt që i bën atijë dicka që nuk i pëlqen.
Kujtojme këtu cështjen më të afërt kur përpara disa muajsh balerini në një intervistë televizive pa ju dridhur qerpiku i kerkoi publikisht vetë mbretëreshës së televizionit Italian Maria De Filippi, të ndryshonte klasifikim e edicionit të tij pasi sipas provave që Klajdi paraqiste ishtë ai fituesi i kategorisë dans i edizionit te AMICI 4, dhe se fitorja i ishte grabitur.(Maria De Filippi ende nuk është përgjigjur).
Përpara disa ditësh më 17 Gusht 2022 kater portale Italiane Il Democratico , Parola di Donna, TV Zap,dhe ZAZOOM nxjerrin një artikull të gjate për balerinin Shqiptarë, për këto artikuj nuk mungoj reagimi i shpejt dhe me shpatë në dorë i Klajdit duke theksuar, që titulli i këtyre artikujve nuk e perfaqësonte madje e ofendonte dhe denigronte, dhe se ai do të mobilizontw shpejt avokatët e tij.
Nuk është hera e parë që Klajdi i terheq veshin një gazetari Italian, pasi perpara disa vitesh ai qortoi publikisht drejtorin e revistës së mirnjohur Italiane “VISTO” sërish për një titull denigrues dhe për një deklaratë në interviste, që balerini nuk kishte bërë. Këto akuza të balerinit cuan drejtorin e revistës VISTO të bënte një artikull ndjese ndaj tij ne numrin e radhës të revistës.
Me këtë titull portalet Italiane kanë dashur të rindiznin prozhektorët tek një histori e përpara dhjetë viteve kur balerini hodhi në gjyq ish-të dashurën e tij Italiane për mos kthimin e borxhit që ai i kishte dhënë asaj kur ajo ishte në krizë financiare. Kjo periudhë ishte vërtet e vështirë për mua thotë balerini në komentin e gjatë të bërë në rrjetet e tijë sociale ,por sot gjërat në jeten time kanë ndyshuar shumë prej asaj kohe duke renditur të gjitha aktivitetet që ai bën prandaj do ishte mirë që gazetarët ta telefonojnë atë nëse duan të shkruaj për të.
Sot pesë ditë pas publikimit mësohet që dy portale e ndryshuan titullin e artikullit dhe se një nga portalet e përmendur e ka fshirë artikullin menjëherë pas reagimit të balerinit dhe komenteve të shumta të fansave të tijë kundër këtyre titujve.
Kjo histori e balerinit Shqiptarë Klajdi Selimi na tregon të gjithve që etika dhe dinjiteti i njeriut nuk njeh dhe nuk duhet të njohë kufi.
View this post on Instagram
Me këtë titull portalet Italiane kanë dashur të rindiznin prozhektorët tek një histori e përpara dhjetë viteve kur ballerini hodhi në gjygjë ish të dashurën e tijë Italiane për mos kthimin e borxhit që ai i kishte dhën asaj kur ajo ishte në krizë financiare. Kjo periudhë ishte vërtet e vështirë për mua thotë balerini në komentin e gjatë të bërë në rrjetet e tijë sociale ,por sot gjërat në jeten time kanë ndyshuar shum prej asaj kohe duke renditur të gjitha aktivitetet që ai bën prandaj do ishte mirë që gazetarët ta telefonojn atë nëse duan të shkruaj për të.