Balerini Ledian Agallijaj largohet nga trupa e ”Portokalli”?

Balerini i njohur i trupës së baletit në “Top Channel”, Ledian Agallijaj mund të mos jetë më pjesë e sezonit të ardhshëm të spektaklit të humorit “Portokalli”.

Burime të sigurta bëjnë me dije për “Story.al”, se Agallijaj ka zgjedhur që të mos e rinovojë kontratën me spektaklin e humorit që jepet në “Top Channel”, për arsye që ende të pazbuluara.

Nuk dihet ende nëse ai do t’i bashkohet një tjetër emisioni, apo programi ku ndërthuret edhe baleti, por me siguri skenës së “Portokalli”, do t’i mungojë performanca e tij.

Agallijaj ka qenë prej shumë vitesh solist i trupës së baletit në “Top Channel”, dhe një nga balerinët më të njohur të televizioneve shqiptare.

Ndërkohë që një nga moderatoret e show-t”, Xhemi Shehu e ka pohuar tashmë largimin e saj./www.story.al