Balerini i njohur, banori i parë që bëhet pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother Vip’
Banori i parë që u fut në shtëpinë e Big Brother Vip është balerini Ilir Shaqiri.
“Nuk kam frikë nga asgjë, jam mësuar me malore dhe me disheza”, është shprehur Shaqiri, në klipin e tij prezantues.
Kërkesa e tij për vëllain e madh ishte “vetëm muzika nuk dua që të mungojë aty brenda”.
Opinionistja Bodinaku tha se ‘dasma’ e Big Brother Vip është hapur me një artileri të rëndë, ndërsa shtoi se mënyra sistematike që është rritur do ta ndihmojë në bashkëjetesën me konkurrentët e tjerë.
“Ai është një njeri që është rritur që i vogël, duke bërë stërvitje çdo ditë me shumë disiplinë dhe me fokus, por mënyra sistematike si është rritur do ta ndihmojë jashtë mase. Mosha bën të vetën se ai është në një moshë të pjekur për të qenë i ekuilibruar. E shoh një lojtar shumë të fortë”, tha opinionistja Bodinaku.
Top Channel