Bad Bunny kryeson në Latin Grammy 2022

Bad Bunny arriti një tjetër sukses në karrierën e tij. Artisti kryesoi me 10 nominim në Latin Grammy 2022.  Ai gjithashtu shënoi katër trofe në një sërë kategorish, duke përfshirë ; Urban Fusion/Performance për “Tití Me Preguntó”, Kënga më e Mirë Urbane për “Tití Me Preguntò”, kënga më e mirë Rap/Hip-Hop për “De Museo” dhe Performanca më e mirë Reggaeton për “Lo Siento BB;/” me Tainy dhe Julieta Venegas.

Përveç të qeniti nominuar në gjysmën e kategorive , Bunny  u nominua edhe në kategoritë Albumi i Vitit dhe Rekordi i Vitit. Ndërsa u largua me disa nga çmimet më të mëdha të natës, ai  nuk ishte në gjendje t’i pranonte ato personalisht. Aktualisht këngëtari po performon në pjesën e Amerikës së Jugut.
Mirëpo, cmimet nuk mbarojnë me kaq. Bad Bunny gjithashtu pritet të bëjë histori në fillim të vitit të ardhshëm në Grammy Awards 2023. Ai është i nominuar në kategorinë e albumit të vitit për  Un Verano Sin Ti. Vetëm dy artistë latinë kanë konkurruar më parë në kategorinë e albumit të vitit; Santana, e cila fitoi në 2000 me Supernatural dhe Cardi B, e cila u nominua në 2019 për Invasion of Privacy. Kjo e fundit u mposht nga Golden Hour e Kacey Musgraves.e./Lapsi.al