Bad Bunny është artisti më i transmetuar në Spotify!

Spotify ka publikuar listën e këngëtarëve më të dëgjuar duke u dhënë dëgjuesve kudo që janë njohuri për shijen e tyre muzikore në vitin 2022. Përveç statistikave të personalizuara, Spotify mbledh gjithashtu të dhëna për artistët, këngët, albumet dhe podkastet më të mira të vitit. Platforma e transmetimit zbuloi se Bad Bunny ishte artisti më i transmetuar në mbarë botën, për të tretin vit radhazi. Ai mblodhi më shumë se 18.5 miliardë transmetime këtë vit.

Albumi i tij i suksesshëm “Un Verano Sin Ti”, i cili që atëherë është nominuar për albumin e vitit në Grammy-t e ardhshëm, ishte gjithashtu albumi më i transmetuar i Spotify në mbarë botën këtë vi dhe kënga “Me Porto Bonito” u rendit në vendin e tretë për këngët më të transmetuara globale. Artisti gjithashtu dyfishoi transmetimet e tij nga viti i kaluar.

Ndërkohë, Taylor Swift mbetet pas si artistja e dytë më e transmetuar në botë dhe artistja femër më e transmetuar. Sëift gjithashtu zuri vendin e parë në shumicën e artistëve viralë globalisht. Drake doli në vendin e tretë për artistët më të transmetuar globalisht dhe i pari për artistët më të transmetuar në Shtetet e Bashkuara. Pas në vendin e katërt dhe të pestë për artistët më të transmetuar globalisht janë “The Weeknd” dhe grupi BTS.

Artistët më të transmetuar

Bad Bunny
Taylor Swift
Drake
The Weeknd
BTS

Këngët më të transmetuara

“As It Was” by Harry Styles
“Heat Waves” by Glass Animals
“STAY (with Justin Bieber)” by The Kid LAROI
“Me Porto Bonito” by Bad Bunny feat. Chencho Corleone
“Tití Me Preguntó” by Bad Bunny
Albumi më i dëgjuar

Advertisement

Un Verano Sin Ti, Bad Bunny
Harry’s House, Harry Styles
SOUR, Olivia Rodrigo
Ed Sheeran
Planet Her, Doja Cat

Bordo