“Bac, u kry!”, Romeo realizon porosinë e lënë nga Donaldi
Çifti Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj mbeten ndër më të përfolur edhe pas daljes së këngëtares nga Big Brother VIP.
Gjatë ditës së djeshme (14 shkurt), ishte aktori i njohur i cili përmes kamerave porosit vëllanë e tij binjak, Romeon t’i dërgonte Beatrixës lule për Shën Valentin.
Pak orë më vonë, Romeo ka treguar se porosia e Donaldit për të është kryer, pasi ai postoi një buqetë me trëndafila të kuq në llogarinë e tij në Instagram.
“Bac u kry”, ka shkruar Romeo në mbishkrimin e imazhit ndërsa bëri ‘tag’ që të dy, Donaldin dhe Beatrixën. Më pas, ishte ish-banorja e shtëpisë së famshme që postoi një foto të ngjashme ku shihen disa buqeta me trëndafila dhe dhurata të tjera, teksa ka shkruar: “Ju dua”.
Ndërkohë, dje u tha se pas ngjarjeve të fundit, këngëtarja ka udhëtuar drejt Dubait bashkë me kushërirën e saj Anxhelina Hadërgjonaj.
Ndërsa, Donaldi është në mesin e katër finalistëve të BB VIP, finalja e të cilit mbahet ditën e premte (18 shkurt). /Telegrafi/