Baby G duet për herë të parë me të dashurin e saj, mikun e Stresit

Në këngën e re Baby G nuk do të jetë vetëm, por me të dashurin e saj. Reperja shqiptare ka vendosur të bashkëpunojë me partnerin e saj Lim Hoti, i cili është i njohur edhe për miqësinë e tij me Stresin. Ishte reperja që postoi në Instagram një video ku shfaqen të dy në makinë, ndërsa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e tyre që pritet të publikohet së shpejti. “Kush është gati për ‘Pretty Gangster’, shkroi Baby G në postimin e Instagram-it. Ende nuk dihet data kur do të publikohet hiti i tyre, ndërkohë që ky është një nga postimet e rralla të saj me partnerin, pavarësi se Lim Hoti ia ka shprehur ndjenjat në Instagram më parë. Baby G prej pak kohësh jeton në Shqipëri për karrierën e saj në muzikë dhe për të qenë më afër të dashurit./Lapsi.al

https://www.instagram.com/p/BuqZ1nWH3HU/