Babë e bir u mbytën në garazh, si humbën jetën 10 personat nga përmbytjet në Itali! 2 fëmijë të zhdukur, nënës i merr rrjedha e ujit 8-vjeçarin nga duart (FOTOT)

Përmbytjet në Itali shkaktuan vdekjen e 10 personave, ndërsa 3 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Të gjitha viktimat janë identifikuar. Babë e bir, Giuseppe dhe Andrea Tisba, 65 dhe 25 vjeç, humbën jetë si pasojë e përmbytjeve pasi u bllokuan në garazh. Ata donin të merrnin makinën e tyre, por nuk mundën të dilnin gjallë nga garazhi. Andrea ishte 25 vjeç, kishte mbaruar studimet për Inxhinieri, ndërsa luante futboll për ekipin vendas.

Ai ishte i pari që doli jashtë dhe u fut në garazh, ndërsa babai i tij, shkoi për ta ndihmuar, por ata u mbuluan nga uji dhe balta, duke mos mbijetuar dot. Në po të njëjtin garazh, humbi jetë edhe miku i tyre Diego Chiappetti , 51 vjeç. Ai ishte i martuar me dy fëmijë. Chiappetti kishte zbritur për të marrë veturën por nuk mbijetoi dot nga vala e ujit që vërshoi në garazh.

Viktimë ka mbetur edhe 84-vjeçari Fernando Olivi, nga Ostra. Ai humbi jetën në shtëpinë e tij në kat të parë, pasi banesa u përmbyt nga uji. Për fat të keq, uji që u fut me vrull në shtëpi, theu xhamat e katit të parë, si edhe rrëzoi mobilet, duke i rënë sipër 84-vjeçari, i cili ndërroi jetë.

I pajetë u gjet edhe 42-vjeçari Ennaji Mohamed, me origjinë nga Afrika e Veriut. Në Trecastelli, një qytet tjetër në provincën e Ankonës, një grua e moshuar mbi shtatëdhjetë vjeç, Maria Luisa Sereni, humbi jetën, e bllokuar në bodrumin e shtëpisë së pushtuar plotësisht nga uji.

Edhe Erina Febi, 75 vjeç, u gjet e vdekur në Barbara, e cila jetonte me partnerin e saj të moshuar në katin përdhese të një shtëpie private. 75-vjeçarja po përpiqej të mbyllte dritaren, por humbi jetën.

“Ishim lart dhe dëgjova Rinën të bërtasë thotë Vale, një grua 41-vjeçare me origjinë shqiptare, e fejuar me nipin e çiftit. Ne i thamë “hajde të ngjitemi menjëherë lart”. Gjyshi u kthye për të marrë Rinën por ajo kishte humbur jetën. Lëre i thash, të shkojmë lart. Në atë moment uji kishte ardhur deri këtu dhe nuk mund të bënim asgjë. Gjithçka ndodhi në një kohë të shkurtër.”

Ndërkohë, Në Brugnetto di Senigallia zjarrfikësit gjetën brenda në makinë të pajetë 89 vjeçarin, Gino Petrolati.

Edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë të zhdukur, mes tyre dy të mitur. Njëri, 8 vjeç, ishte në krahët e nënës së tij, Silvia Mereu, e cila e kishte nxjerrë nga makina në përpjekje për të shpëtuar, por rrjedha e ujit ia mori të birin nga duart. Zjarrfikësit e gjetën Silvia Mereu të kapur pas një peme, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga fëmija i saj, por kërkimet po vazhdojnë.

Gjithashtu në Barbara janë zhdukur nëna dhe vajza 17-vjeçare, Brunella dhe Noemi, ndërsa vëllai i saj Simone Bartolucci, 21 vjeç shpëtoi veten duke u ngjitur në një degë peme për rreth 2 orë.

SI.E./Shqiptarja.com