“Babë e bijë jeni?” Emina Çunmulaj u përgjigjet pyetjeve të çuditshme kur e shohin me burrin
Emina Cunmulaj nuk është vetëm një nga modelet më të mira shqiptare, por dhe një nga personazhet më “cool” që mund të ndiqni në rrjete sociale ku në shumicën e kohës ajo shfaqet e vërtetë, pa filtra dhe pa doreza në mendimet që shpreh.Njësoj ka bërë edhe me një komentuese, e cila ka dashur të shpërndajë negativitet në një postim shumë që Emina ka bërë krah bashkëshortit të saj, shkruan Alpeneës. Ajo e ka pyetur me tendencë Eminën nëse në foto ka dalë me bashkëshortin apo me babain, si për të ironizuar diferencën në moshë që çifti ka e megjithatë Emina ia ka kthyer një përgjigje me të njëjtën monedhë. Modelja e ka pyetur komentuesen nëse ai që ka në foton e profilit është burri i saj apo gjyshi duke bërë që të marrë shumë pëlqime me këtë reagim nga ndjekësit e saj. Dhe në fakt, me kaq negativitet sa shpërndajnë disa në rrjete sociale, mirë është të marrin mësime të tilla hera herës.