Babain e Arbana Osmanit e pushojnë nga puna, ja si debaton me tone të larta me Belinda Ballukun

Ndërsa po diskutohet lidhur me sigurinë rrugore, dhe me aksidentet në vendin tonë, replika të forta janë shënuar mes ekspertit Demir Osmani, (ish-drejtor i përgjithshëm i Patentave) dhe ministres, Belinda Balluku.
Osmani, tashmë i larguar nga posti, u shpreh se patentat merren në mënyrë korruptive, dhe kjo duhet të jetë një situatë që duhet të ndryshojë sa më parë, pasi ndikon direkt edhe në numrin e lartë të aksidenteve.
“Ka korrupsion të madh me lejet e drejtimit, patenta merret në mënyrë korruptive, këtë e dinë të gjithë”, u shpreh Osmani, ku nuk mungoi as replika e Ballukut, e cila tha: “Ju keni qenë drejtor s’mund të flisni kështu!”
Menjëherë pas këtij komenti ka reaguar dhe Bledi Gonxhe, kreu aktual i DPSHTRR, i cili tha se nën drejtimin e tij sistemi i dhënies së patentave ka pësuar ndryshime rrënjësore.

https://youtu.be/-HzMrd835Vw
“Nuk e di në emër të kujt flet z. Osmani, testimet për patentën janë rishikuar. Trashëguam një sistem primitive. Kjo ideja për autoshkollat perfekte, nuk qëndron. Kemi bërë poligonet e para në qytetet kryesore”, u shpreh Gonxhe. Demir Osmani, është babai i moderatores së njohur, Arbana Osmani. Ai është një emër i dëgjuar për ata që kanë provuar të marrin lejen e drejtimit të automjeteve. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i patentave, por ka shkruar edhe një pjesë të mirë të manualeve të drejtimit të automjeteve. Osmani ka shkruar edhe disa libra që lidhen me sinjalistikën rrugore. Si një specialist në këtë fushë, babai i moderatores së njohur, Arbana Osmani ka qenë i ftuar pak kohë më parë edhe në një emision në ‘News 24’ ku ka folur për aksidentet.Sipas tij më shumë shkaktarë të aksidenteve janë meshkujt sesa femrat. Demir Osmani shpjegoi se arsyeja që fshihet pas këtij argumenti nuk është vetëm fakti që 64% e drejtuesve janë meshkuj, por edhe energjia që ata zotërojnë e cila në krahasim me femrat është më e lartë duke u bërë burim për probleme të tilla. Osmani nuk e mbylli bisedën pa dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke kërkuar vëmendje në drejtimin e makinës.