“Babai s’më besonte”, Drilon Hoxha tregon fitimet që merr nga filmat

Ai është aktor dhe regjizor mjaft i talentuar. Dy prodhimet kinematografike të Drilon Hoxhës, “Drejt fundit” dhe ‘Dashuria s’mjafton”,  rezultuan mjaft të suksesshme dhe për pasojë edhe fitimet monetare kanë qenë të majme.

Drilon-2

Pikërisht këtë ka rrëfyer Driloni në ‘Mos i fol shoferit’. Ai ndër të tjera shprehet se mund të jetohet shumë mirë me profesionin e tij në Shqipëri.

Drilon-3

 “Me filmin e parë kam blerë shtëpi, ndërsa me filmin e dytë kam bërë shumë lekë. Kur u mora në fillim me aktrim, babi më thoshte: Ç’e do këtë profesion sepse aktorët rrijnë tek pedonalja dhe numërojnë 10 lekëshat. Dhe, kur i dërgova lekët e filmit të dytë, nuk e besonte që vinin pikërisht nga filmi”-ka treguar aktori.