Babai që nuk i lëshonte dorën të bijës nën rrënoja bëhet me shtëpi të re

Këngëtarja truke Ebru Yaşar dhe burri i saj, biznesmeni Necat Gülseven, i mundësuan një shtëpi të re Mesut Hançer, babait që mbante dorën e të bijës së vdekur nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe familjes së tij.

“Nuk munda t’ia lëshoj dorën. Vajza ime flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme”, tha babai për tragjedinë që i ra familjes së tij./K.C/dritare.net