“Babai më conte me bicikletë në stadium”: Osmani i jep lamtumirën futbollit në mënyrën e tij
Si gjithnjë i vecantë: edhe në largimin nga sporti që e donte aq shumë. Në moshën 35 vjecare qendërmbrojtësi korcar ka përfunduar një karrierë të rëndësishme, luajtur mes ekipeve më të njohura në Shqipëri e një eksperience jashtë kufijve, pa harruar uniformën e kombëtares, krenaria për cdo futbollist.
Një lojtar pozicional, shumë i fortë në lojën në ajër, me kontribut të rëndësishëm edhe në fazën sulmuese, Osmani ka dashur ti japë fund me një titull kampion, i dyti në karrierë, ku spikat edhe një Superkupë. Ish-mbrojtësi tashmë i Tiranës, nuk ka dashur të vazhdojë karrierën si zgjedhje e dytë, i pamësuar me një rol jo protagonisti, duke zgjedhur të heqë dorë, në mënyrën e duhur: me një titull kampioni në duar…
Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll, por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj mend shume gjera por momenti me i bukur eshte kur babai im me ka cuar me biciklete te stadiumi Skenderbeut kur une isha vetem 8 vjec, Nga ktu filllojne endrrat e mia, kur luajta me Skenderbeun, Bylis, Tomorri, Elbasani, Metalurg Zaporozhe, Partizani, Tirana, Teuta, Vllaznia. Emocion i madh ka qene kur vesha fanellen e kombetares U15 U17 U19 U21 A te Shqiperise. Dua te falenderoj te gjithe Tranjeret qe me kane stervitur dhe edukuar. Dua te falenderoj te gjithe Lojtaret qe un kam luajtur. Dua te falenderoj te gjithe Presidentet. Ne fund falenderoj te gjithe tifozat si ata qe me kane perkrahur por dhe ata kundershtare pa ju kjo loje nuk do ishte kaq e bukur dhe me emocion.
Faleminderit nga Tefik Osmani
Si cdo femije i vogel dhe une kam patur enderr qe te luaja futboll por kete dite nuk e kisha enderruar kurre… Mbaj…
Posted by Tefik Osmani on Sunday, August 16, 2020