“Babai im ka ikur për një aspirinë”, Fationi rrëfen pengun e jetës: Do të doja të kthehesha 9 muaj pas…

Fatjon Kuqari ka treguar pengun e tij më të madh në “Big Brother VIP”, teksa ka rrëfyer se babai i tij ka humbur jetën nga trashja e gjakut.

Ai tregoi se i ati ka qenë një njeri që nuk përdorte kurrë ilaçe dhe se vetëm një aspirinë do t’i kishte shpëtuar jetën.

”Dua të kthehem 9 muaj mbrapa, sepse babai im ka ikur vetëm për një aspirinë, që do të thotë vetëm për një trashje gjaku. Dua të kthehesha 9 muaj mbrapa, sepse unë debatoja shpesh me të, edhe kur ishte me grip nuk pinte asnjë lloj ilaçi, nuk pinte kurrë ilaçe dhe unë zihesha gjithmonë me të, bëja debat, hajde bëj analiza e të gjitha.

Do të doja të kthehesha 9 muaj mbrapa, ta merrja me zor, t’i bëja analizat dhe t’i jepja aspirinën dhe të ishte midis nesh. Realisht ishte shumë i fortë dhe kishte shumë rrugë për të bërë. Një orë para se t’i ndodhte ajo gjë ishte në këmbë, ishte çdo gjë në rregull, perfekte”, u shpreh Fatjoni.

Bordo