Babai i vendosi emrin Alban, rrëfehet këngëtari italian Carrisi: Shqiptarët e shpëtuan tim atë nga vdekja
I ftuar mbëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan është këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi. Ai ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar. Artisti italian tha se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.
“Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë. Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë”.