“Babai i Rock-ut Urban”/ Kastro Zizo flet ekskluzivisht për karrierën e tij dhe sukseset e fundit në Amerikë!
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Kastro Zizo, i cili shquhet për karrierën e tij mjaft të suksesshme në industrinë muzikore. Së fundmi, ai ka qenë i pranishëm në disa evente në Amerikë, ku edhe është vlerësuar me disa çmime si artisti i vitit në mbrojtje të kauzave të drejtave të njeriut, barazizë gjinore dhe jo vetëm. I pyetur në lidhje me këtë eksperiencë, ai është shprehur:
Të thuheshin para një viti këto fjali, vërtetë do të më ngjante vetja sikur po jetoja në një univers paralel, sepse ende kanë ndodhur shumë evente në dy muaj e pak dhe nuk jam mësuar akoma me këto fjali. Megjithatë, përtej modestisë, kam filluar të mësohem dhe të më pëlqejë. Të më pëlqejë, sepse në këto 25 vite karrierë nuk është çmimi i parë, por fakti që në një mënyrë ose në tjetër të nderohesh nga ato njerëz të mëdhenj, e bën peshën e çmimi akoma edhe më të madhe.
Edhe pse Kastro njihet mirë për karrierën e tij si muzikant dhe si një artist mjaft i arrirë në Shqipëri, ndoshta jo të gjithë e dinë anën tjetër të tij, atë të mbrojtjes ndaj kauzave të ndryshme, ku disa nga to, artisti i përmendi si më poshtë:
Kjo vjen edhe si rezultat se si unë e kam shfaqur veten time në publik. Kjo mënyra ime e të prezantuarit veten time në publik ka qenë totalisht e qëllimshme, ashtu siç unë kam dashur për arsyet e mia. Rigjenerimi njerëzor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, pa diskutim duhet ta bëjë në rrethanat objektive të realitetit që e rrethon, për ta bërë atë më tëmirë dhe për ta ndryshuar në funksion të vetes tënde, familjarëve ose rrethit. E njëjta gjë ndodhi edhe me mua.
Kastro Zizo, përveç muzikës së tij është shquar edhe për një anë tjetër të jetës së tij personale, siç ishte konsumimi i alkoolit, por tashmë ai shprehet se është një kapitull i mbyllur për të. Në lidhje me këtë ndryshim drastik të jetës së tij, ai pohoi:
Nëse mund ta quaj “revolucioni im i brendshëm”, le të themi që ka filluar me lënien e alkoolit dhe me një element shumë të rëndësishëm është njeriu im i zemrës. Një njeri ka potencialin e jashtëzakonshëm për të ndryshuar veten, por vetja jonë është e ndërlidhur me sistemin, me të tjerët. Dhe unë isha dhe jam me fat që pata një njeri të fortë që të më mbante. Pa dyshim dhe ardhja në jetë të fëmijëve të mi.
Pë tu rikthyer sukseseve të tij, ai është bërë imazh i kopertinës së magazinës “New York Elite Magazine” për muajin janar 2023 dhe media “New York Glamour Magazine” i ka dhënë titullin “Babai i Rock-ut Urban”. Ndikimi i tij ndihet në çdo brez dhe Kastro shprehet:
Unë mendoj që kam patur shumë fat që kam patur lirinë dhe suportin. Unë jam një njeri me shumë fat. Në suport dshumë i madh i atij që unë jam sot është edhe Top Albania Radio. U gjenda në momentin e duhur dhe në vendin e duhur.
Teksa po intervistohej në lidhje me hitet muzikore dhe fenomenet momentale, sigurisht nuk mund të lihej pa u përmendur për spektaklin e “BBV”, ku Kastro dha opinionin e tij në lidhje me figurën që Luizi ka krijuar brenda në shtëpi dhe jo vetëm:
Po, e shoh Big Brother dhe mendoj që Luizi mund të kandidojë shumë mirë si kryetar bashkie kur të dali pas “BBV”. Ai është futur aty brenda me laps edhe me letër. Unë e ka rastësisht këtë famë që ka, pasi njerëzit gjendet tek ai dhe mos harroni elementin argëtues të kalimit të kohës. Luizi duhet të tregohet shumë i zgjuar kur të dali dhe ta përdori këtë gjë.
Top Albania Radio