Babai i Rita Orës feston ditëlindjen, këngëtarja përzgjedh fotot më të bukura me të nga fëmijëria për ta uruar

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen.

Në këtë 60-vjetor, Rita zgjodhi që ta uronte të atin, Besnikun, me anë të disa fotove të vjetra të realizuara gjatë fëmijërisë së saj.

“Gëzuar 60-vjetorin e lindjes babai im i mrekullueshëm! Të dërgoj shumë dashuri!”, ishte urimi i artistes, e cila e shoqëroi edhe me emoji të disa zemrave të kuqe.

Në fotot e përzgjedhura shihen edhe motra dhe mami i saj, Elena dhe Vera Ora.

Dy motrat shfaqen të veshura pothuajse njëlloj dhe shumë të lumtura krah babait të tyre.

Teksa fansat e saj janë në pritje të publikimit të plotë të albumit “Bang”, këngëtarja i befasoi të gjithë me ndryshimin e fundit në pamje.

Rita publikoi në rrjete sociale, disa foto të saj, ku përveç veshjes sensuale, të gjithëve ju ra në sy ndryshimi i papritur në look.

Këngëtarja shfaqet me flokë ngjyrë portokalli, ndërsa vetullat i dallohen shumë pak.

Pavarësisht se këto kohë ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të thyerjes së shpeshtë të rregullave anti-covid, këngëtarja nuk ka harruar të falënderojë fansat e saj për mbështetjen e vazhdueshme.

Aktualisht Rita ndodhet në Australi duke xhiruar “The Voice” në Sidnej, ku ajo debuton për herë të parë si trajnere.

Ndërkohë së fundmi Rita i ka dhënë fund lidhjes së saj edhe me Romain Gavras. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Romain.

Panorama.al