Babai i Ergi Dinit publikon poezinë për të birin dhe është e pamundur të mos përlotesh
Ai është një nga talentet e reja të muzikës në Shqipëri, me një super vokal, një artist i lindur, fitues i X-Factor Albania, por rruga e tij u ndërpre në mes nga një aksi dent tragjik.
Dashamir Dini, babai i këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, pas largimit nga jeta të djalit të tij, publikon çdo ditë në rrjetet sociale një krijim të ri poetik, që lidhen kryesisht me mallin dhe mungesën që ndjen për të birin.
Të fundit poezi që ka publikuar e ka titulluar “Kur të iki” dhe është një dedikim për djalin e tij i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit 2016-të në një aksid ent tragjik. Ish fituesi i X-Factor Albania e kishte nisur karrierën e tij si artist duke bërë disa këngë të reja dhe shumë të tjera i mbetën në mes…
KUR TË IKI… Kur të iki,i përzënë qënisht,nga jeta ime, në valixhen e zezë ,te qivurit,do marr me vete: fotografitë e ç’ngjyrosura nga harresa,te kujtimeve, hirin e dashurive të djegura netëve, përkedheljet e fishkuara në duart e vdekura, ngricat e mallkimeve të ngurosura në thinja, vështrimet e flirteve ane e mbanë,të tretura, dhe malin,me shkëmbejtë e mëkateve të mija!
Do iki thjeshtë si trishtimi,i vetëm, me kostumin e zverdhur tërë rrudha të pleqërisë nën pikëllimin e qipariseve, krah Ergit,do shtrihem heshtur si nje klithmë e mbytur në detin e qetësisë….
Por dijeni! Në mijra copa do shpthej,nën tokë, I djegur,nga zjarri,i llahtarshëm i malli…Pastaj,me tim Bir, do kthehem në këtë bote…me gjelbërimn njerzor të fijeve të barit… Dashamir Dini