“Babai i bebit”- Do bëhen prindër për herë të parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik postojnë foton e rrallë duke u puthur

Gigi Hadid dhe Zayn Malik po shijojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre.

Çifti i famshëm do bëhen prindër për herë të parë së shpejti, megjithatë të dy kanë mbajtur një profil të ulët në rrjetet sociale.

Fotot e tyre të përbashkëta kanë qenë të pakta dhe të rralla pas ribashkimit, ndërsa shtatzëninë janë mundur ta mbajnë larg vëmendies së mediave dhe ndjekësve të tyre.

Dhe tani më në fund, Gigi Hadid ka publikuar një foto në krahët e këngëtarit të famshëm.

Supermodelja postoi një foto duke u puthur në buzë me 27-vjeçarin në rrjetin social Instagram.

“Babai i bebit”- shkroi ylli i pasarelave, krahas imazhit intim.

Çifti, që janë në një lidhje prej vitit 2015, janë ulur në një divan në dhomën e ndenjës në fermën e mamasë së supermodeles, Yolanda Hadid në Pensilvani.

25-vjeçarja dhe Zayn janë izoluar në fermë së bashku me Yolandan për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gigi konfirmoi shtatzëninë e saj në muajin prill në një lidhje LIVE në Instagram me Jimmy Fallon, në emisionin e tij The Tonight Shoë.

Dhe vetëm pak ditë më parë, ajo na tregoi barkun e saj të rrumbullakosur duke u shprehu se dëshironte ta mbante shtatzëninë larg vëmendies.

/Panoramaplus.al