Babai i 43-vjeçarit që vrau kunatën dhe veten: S’e kam prekur armën, i di rregullat
Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, tha për Euronews Albania se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.
“Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, tha babai i Roland Sinanit.
Më herët është thënë se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje. Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.