Babai i 15-vjeçares së përdhunuar bën deklaratën e fortë: “Roja e ngacmonte që në klasë të gjashtë”
Babai i 15-vjeçares së përdhunuar ka rrëfyer detaje të tjera mbi ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin pak ditë më parë. Për “BalkanWeb”, i ati i së miturës ka rrëfyer se roja i shkollës, njëkohësisht dhe komshi i familjes në fjalë, kishte nisur ngacmimin ndaj vajzës që në klasë të gjashtë.
“Me historinë e abuzimit me fëmijën tim jam njohur 6 muaj më parë nga fqinjët pasi nisën të qarkullojnë videot. Ndërsa vajzën time ai e ka ngacmuar që kur ka qënë në klasën e 6-të. I hidhte fjalë. Kam shkuar kam folur me bashkëshorten e Abazit dhe me djalin. U kam thënë më ngacmon vajzën po ata thoshin është e vogël. E shihja dhe vetë që i jepte karamele dhe fërshëllente poshtë shtëpisë”, ka deklaruar babai.
Ai ka sqaruar se e bija vetëm qante dhe kishte frikë të tregonte. “Me pas iu rrëfye të ëmës. Ndërsa Abazi për të më ulur mua dhe për tu dukur si gangester ia shpërndau videon gjithë Babrroit. Dua që shteti të veprojë dhe drejtësia ta ndëshkojë”, ka shtuar më tej i ati i së miturës.