“Babai e kishte përdhunuar, vëllai u vetëvra”, Historia tragjike e Anne Heche!
Aktorja e njohur amerikane Anne Heche ndërroi jetë këtë të premte në moshën 53-vjeçarja, pasi ishte në koma për një javë pas aksidentit që pësoi me makinën e saj në një shtëpi në Los Angeles.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e saj, pasi paraprakisht kishin njoftuar se do të hiqej nga aparati jetësor. “Sot humbëm një dritë të ndritshme, një shpirt të sjellshëm dhe më të gëzuar, një nënë të dashur dhe një mike besnike”, tha familja e saj në një deklaratë të premten.
Heche u shfaq në filma duke përfshirë Volcano, Donnie Brasco dhe xhirimin e 1998 të Psycho. Heche ka lindur në vitin 1969 në Ohio dhe familja e saj u zhvendos shumë herë gjatë fëmijërisë së saj. Kur ajo ishte 13 vjeçe, babai i saj vdiq nga HIV/Aids, dhe më vonë ajo tha në librin e saj të kujtimeve të vitit 2001, Call Me Crazy, se ai e kishte përdhunuar vazhdimisht kur ishte fëmijë.
Në intervistat për promovimin e librit, ajo tha se abuzimi e bëri atë të ishte “çmendur” për 31 vitet e para të jetës së saj dhe se kishte krijuar një botë fantazi të quajtur “Dimensioni i Katërt” për ta bërë veten të ndihej e sigurt.
Tre muaj pas vdekjes së babait të saj, vëllai i saj u vra në një aksident automobilistik, për të cilin ajo besonte se ishte vetëvrasje, ndërkohë bëna e saj kundërshtoi pretendimet për vetëvrasje dhe abuzim.
Pasi familja e saj u zhvendos në Çikago, Heche u pa nga një agjent talentesh në një shfaqje shkollore. Ajo u bë e njohur në fund të viteve 1980 për portretizimin e binjakëve Vicky Hudson dhe Marley Love në telenovelën Another World. Rolet i dhanë asaj një çmim Emmy Daytime dhe dy Çmime Soap Opera Digest. Heche u bë më e njohur në fund të viteve 1990, duke luajtur Maggie në filmin dramatik të krimit Donnie Brasco, së bashku me Johnny Depp.
Bordo