Babai i Dua Lipës zbulon detaje nga koncerti në Prishtinë

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka konfirmuar se më 10 gusht do të mbajë një koncert në Prishtinë. Detajet rreth këti koncerti madhështor kanë nisur të publikohen, ndërkohë ditën e djeshme u bë i ditur çmimi i biletave që shumë shpejt ato do ta dalin në shitje. Por duket se mbrëmja e 10 gushtit do të jetë e magjishme për të gjithë pjesëmarrësit, pasi së bashku me këngëtaren do të performojnë edhe personazhe të njohur botërorë si; Action Bronson dhe Martin Garrix. Lajmin e ka bërë të ditur babai i Duas, Dukagjin Lipa, në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, i cili është dhe menaxheri i Duas. /Story.al/