Babai doli në emision dhe nxori në shesh problemet e familjes, reagon ashpër e bija
Çelniku ishte personazhi i radhës i takimit të së shtunës në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte zgjedhur programin si një urë komunikimi midis tij dhe bashkëshortes, Klodjanës.
Çelniku ishte njohur me Klodjanën vite më parë dhe kishin vendosur që të martoheshin. Nga kjo martesë, në jetë kishin ardhur dy fëmijë, me të cilët sipas Çelnikut nuk i kishte marrëdhëniet e mira. Midis çiftit, sipas asaj që rrëfeu në studio Çelniku, kishte pasur gjithmonë debate dhe konflikte të vazhdueshme.
Një ndër këto konflikte ishte dhe martesa e vajzës së tyre në moshë të re, pasi ai nuk dëshironte që ajo të martohej pa mbaruar shkollën e lartë. Gjithashtu, Çelniku shtoi se Klodjana nuk i tregonte problemet që fëmijët kishin. I lodhur nga këto të fshehta, ata kishin nisur të debatonin me njëri-tjetrin. Pas konflikteve të vazhdueshme, Klodjana kishte vendosur që të largohej nga shtëpia, së bashku me djalin.
Çelniku kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar Klodjanës një mundësi tjetër, që familja të bashkohej përsëri. Klodjana nuk e kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio, por gjithsesi Çelniku vendosi që t’i drejtohej me këto fjalë:
“Klodjana të kërkoj që të më falësh për gjithçka, pasi gabimet janë bërë si nga ana ime, ashtu dhe nga ana jote, por në përgjithësi nga ana ime. Problemet ekonomike që kemi pasur më kanë detyruar që të jem më i rreptë dhe më i ashpër se ç’duhet, prandaj më fal”.
Në studio, Çelniku rrëfeu se kurrë nuk kishte ushtruar dhunë fizike mbi Klodjanën, por sipas tij, ajo ndikohej nga prindërit e saj, të cilët nuk e donin dhëndrin për shkak të konfliktit që kishin pasur për një pronë.
Por Klodiana nuk pranoi që të vinte në emision dhe të takonte atë.
Por duket se pas komenteve që janë bërë në rrjetet sociale dhe nxirja” që i është bërë nënës së dy fëmijëve, vajza e çiftit ka reaguar ashpër duke treguar anën tjetër të historisë, ndërsa ka fajësuar plotësisht të atin për të gjithë këtë situata të shkaktuar.
Në një reagim për “Anabel”, vajza shkruan:
Përshëndetje o njerëz shqiptarë që nuk lini rast pa ofenduar dhe poshtëruar të tjerët për jetën e tyre. S’kam shkruar për jetë time ndonjëherë, as në ndonjë temë, as në ndonjë status. Por, kur babai im doli në ekran mbrëmë për të poshtëruar mamin tim që ka qenë më e duruara, më e qeta në atë shtëpi, këtë nuk munda ta përtyp.
Unë dhe vëllai im s’e kemi konsideruar veten kurrë me baba. Asnjëherë nuk kemi marrë dashuri të pastër nga ai baba. Gjithmonë na ka ngrënë me grindje për çdo gjë, edhe kafshatat e bukës na ka mallkuar. Na ka ulur në sytë e botës. Për të kemi qenë fëmijë të këqinj dhe pse? Sepse unë një burrë desha, një mora dhe vëllain sepse ishte i urtë dhe nuk kthente gjysmë fjale.
Sa për dijeni të atyre njerëzve që mamin tim e bëjnë gjarpër, turishpifru dhe turikalë, më mirë të kthejnë sytë nga vetja se mund të kenë ndonjë hall më të madh se ne. mami im dhe atë kafshatën e saj e ka ndarë me atë burrë që i ka falur vetëm sëmundje. E dini ju ç’bënte mami im një në tre ditë në atë shtëpi? Ajo grua që sot i ka mbetur vetëm dy lekë fytyrë, villte vrer migrene nga ai njeri i fëlliqyr, i ngjirej zëri nga tiroidet dhe i janë mbushur këmbët me variçe duke mbajtur në kamëbë shtëpinë, fëmijët dhe atë burrë që s’e ka merituar kurrë kujdesin e saj.
Mami im është një gjyshe që mendon për një mbesë që ka (edhe kur dy çokollata i fal i duket mrekulli) dhe jo si ai që engjëllin tim e ka mallkuar që kur e kisha në bark. Ndaj do ju lutesha të mos gjykoni e të mos qeshni njeri pa e njohur. Asnjë nënë nuk do të quhet kurvë pa arsye dhe asnjë fëmijë nuk do që nënën që i ka rritur me forcën e shpirtit t’ia poshtërojnë në këtë lloj mënyre.”/Gazeta Panorama