Baba për herë të parë/ Visjan Ukcenaj zbulon imazhin e të birit

Screenshot_2019-01-02-19-25-23-1

Aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj u bë baba për herë të parë në muajin shtator 2018. Në jetë erdhi vogëlushi i tij, të cilin e pagëzuan me emrin Divin. Që nga dita e lindjes, Visjani ka publikuar shpesh herë foto ku shfaqej me vogëlushin, por gjithmonë është treguar i kujdesshëm që të mos zbulojë fytyrën e tij. Duket se duhet të vinte 2019 që aktori të na tregonte fytyrën e vogëlushit. Pak më parë ai ka publikuar kartolinën familjare dhe ëmbëlsia e fotos qëndron e gjitha tek Divin, shkruan Alpenews. ”Kartolina jonë për këtë fundvit. Gëzuar 2019 nga ne! Qoftë një viti i mbarë dhe i bekuar për ju dhe familjet tuaja ashtu sic ishte për ne 2018, një dhuratë nga Zoti!’, shkruan aktori krahas fotos.