
Baba për herë të parë, Labinot Gashi zbulon gjininë e fëmijës
Moderatori i njohur nga Kosova, Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e dha vetë Labinoti para 3 muajsh, por ditë e sotme ai ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës, sipër një fotoje të shkrepur në Ulqinj. Moderatori i “Një kafe me Labin”, ka postuar një fotografi në Instastory, ku është në shoqërinë e bashkëshortes, të cilës i duket tashmë barku i rrumbullakosur. “Unë dhe këto dyjat”, shkruan moderatori duke zbuluar kështu se së shpejti do të bëhet baba i një vajze.
