Baba për herë të parë, aktori turk tregon ankthin 12 orësh të Almeda Abazit në sallën e lindjes

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, mëngjesin e së dielës janë bërë prindër për herë të parë. Pas lindjes së djalit, aktori turk është shprehur se si foshnja ashtu edhe Almeda, gëzojnë shëndet të plotë.

Shumë i emocionuar, Tolgahan, i cili i ka qëndruar pranë bashkëshortes së tij në sallën e lindjes, ka zbuluar se procesi ishte i vështirë dhe se ka zgjatur shumë. “Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë.

Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin”, ka thënë aktori turk, citon “Hurriyet”. Ndërsa i pyetur se kujt i ngjan më shumë Efehan, Sayisman është përgjigjur: “Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë.

Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”. Gjithashtu 37-vjeçari ka zbuluar edhe frikën që kishte përjetuar në sallë e lindjes. “Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them: “bir, më frikësove shumë’”, ka treguar aktori turk./Panorama Plus