Baba për herë të dytë? Lorik Cana zbulon emrin e vajzës
Lorik Cana dha një interviste për emisionin “Wake Up” foli edhe për jetën e tij personale, ku pranoi se në planet e familjes së tij është edhe një tjetër fëmijë. Në shtator, Loriku dhe bashkëshortja e tij italiane Monica, festuan 3-vjetorin e djalit rë tyre Bojken dhe duket se tashmë ka ardhur kohë për të menduar për një fëmijë të dytë, shkruan IconStyle. “Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Në fakt, Monica do vajzë dhe ia ka gjetur emrin që tani. Dëshiron që ta quajë Enkelejda”, u shpreh Lorik Cana.