Baba për herë të parë, Eduarti nuk ndahet dot nga vogëlushi i tij
Ditën e djeshme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bënë prindër të një djali.
Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Diell, duke i surprizuar të gjithë me gjetjen e veçantë.
Ndërsa mëngjesi i sotëm ka nisur pranë Diellit për Eduartin, i cili tashmë duket se nuk do të ndahet kurrë nga i vogli i tij.
Ai ka publikuar një foto të duarve të tij të vogla, që e shoqëron me fjalën: “Mirëmëngjes Diell”.
Arbana dhe Eduarti po përjetojnë momentet e tyre më të bukura dhe nuk mund të ndahen asnjë moment nga vogëlushi i tyre.