Baba në moshën 79 vjeçare! Fotot e para të fëmijës së porsalindur të Robert De Niros

E dashura e Robert De Niros, Tiffany Chen, u pa me të bebushin e tyre vetëm disa ditë pasi aktori zbuloi se mirëpriti fëmijën e tij të shtatë në moshën 79-vjeçare.

Chen shijoi rrezet e diellit të qytetit të New York ndërsa ishte duke shëtitur me fëmijën e tyre të mërkurën, sipas fotove të shkrepura nga Daily Mail. Nënës së re iu bashkua një asistent, i cili shtyu karrocën teksa ajo mbante fëmijën në gjoks. Edhe pse emri dhe gjinia e foshnjës nuk janë zbuluar ende, bebushi shihet veshur me rozë dhe në një batanije të bardhë. Ndërkohë, Chen ishte veshur me tuta gri, bluzë të zezë dhe atlete.

Shtatzënia e instruktores së arteve martesore u mbajt e fshehtë derisa ajo u fotografua me barkun e rrumbullakosur teksa kishte dalë në një darkë muajin e kaluar. Menjëherë pas kësaj, De Niro habiti shumë fansa duke njoftuar ardhjen e fëmijës së tyre. Në premierën e “About my father” të martën mbrëma, aktori u pyet nëse ishte i befasuar që do të bëhej sërish baba, të cilit ai u përgjigj prerazi “jo”. “Si nuk mund ta planifikoni një gjë të tillë?” tha ai.

Ndërkohë, aktorët Sebastian Maniscalco dhe Kim Catrall – të cilët nuk e kishin idenë se De Niro po priste një fëmijë ndërsa punonte me ta – thanë se ishin të emocionuar për yllin e “Taxi Driver”.

De Niro ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë, moshat e të cilëve variojnë nga 51 deri në 11 vjeç, me tre nga ish-partneret e tij.