Azet thyen heshtjen disa mujore dhe rikthehet në rrjete sociale

Reperi Azet ka thyer heshtjen disa mujore në rrjete sociale.

Pas projekteve bashkëpunime, ai u tret dhe nuk u shfaq më askund, për të shfrytëzuar periudhën e nevojshme me familjen, ashtu siç kishte sqaruar vetë publikisht.

Më në fund, sot, ka paralajmëruar këngën e re.

“InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti.

E veçanta e tij është fakti se në pjesën e parë, nis me një mesazh tejet të ndjerë të nënës së reperit që ka mall për djalin i cili është në vazhdimësi në koncerte.

Duket se Azeti ka mbushur mjaftueshëm bateritë për rikthimin e tij pranë fansave që duan këngë nga ai sa më shpesh që është e mundur. /Prive.al

View this post on Instagram

Album Trailer Online.

A post shared by AZET (@kmn_azet) on