Ayo nesër në Tiranë, detajet e koncertit në Amfiteatrin e Liqenit Artificial
Ayo, artistja e njohur e fillim viteve 2000 vjen për herë të parë në Tiranë për të mbajtur koncertin e saj mbrëmjen e 28 qershorit (nesër) në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, duke dhënë një frymëmarrje më shumë në jetën artistike të kryeqytetit të shqiptarëve. Ayo ka spikatur për talentin e saj në muzikë si instrumentiste që në moshë të vogël, madje ka shkruar këngën e saj të parë në moshën 15-vjeçare kushtuar nënës së saj, ndërsa përsa i përket shijeve muzikore është ndikuar nga; Pink Floyd, Felë Kuti, Donny Hathaëay, Jimmy Cliff, Bob Marley. Albumi i saj i parë “Joyful” u regjistrua në 2006, dhe prej 2007 turnetë e saj anembanë botës nuk kanë ndalur. Albumi i dytë “Gravity At Last” erdhi suksesshëm në 2008 duke qenë për një kohë të gjatë në top listen franceze dhe në ato gjermane. Albumi i tretë “Billie Eve” ishte sërish një sukses për Ayo-n kjo falë edhe bashkëpunimeve me emrat si; Craig Ross (kitarist i Lenny Kravitz), reperi Saul Ëilliams, Matthieu Chedid dhe Gail Ann Dorsey. E njohur dhe e pëlqyer për stilin reggae dhe soul, Ayo do të performojë përpara publikut shqiptar sukseset e saj si:
* “Life Is Real” (2006)
* “Down on My Knees” (2006)
* “And It’s Supposed to Be Love” (2007) (2008, US)
* “Help is Coming” (2007)
* “Slow Slow (Run Run)” (2008)
* “On aime, on aide” (2009)
* “Lonely” (2009)
* “I’m Gonna Dance” (2011)
* “I Want You Back” (2011)
* “Fire” (2013)
* “Fire” featuring Youssoupha(2013)
* “Who” (2014)
* “I’m a Fool” (2017)
* “Paname” (2017)