Avril Lavigne nderohet me një yll në ‘Walk of Fame’

Avril Lavigne u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në Los Angeles të mërkurën.

Avril ishte e pranishme në ceremoni me të fejuarin e saj Mod Sun, frontmenin e Goldfinger John Feldmann dhe bashkëpunëtorin e saj , reperin Machine Gun.

Në fjalimin e saj, artistja falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen dhe u shpreh se ishte lumtur për këtë nderim.

“Sot, më pëlqen të bëj muzikë më shumë se kurrë. Ndihem shumë e frymëzuar. Dhe shpresoj që cdo i ri që vjen një ditë në Hollywood, plot shpresa dhe ëndrra, ta shohë këtë yll dhe të mendojë vetë, ‘O Zot, edhe emri im mund të jetë atje një ditë’, tha ajo. “Sepse mundet… Çfarë 20 vitesh fantastike, dhe mezi pres 20-të vitet e ardhshme.”

Më pas, ajo kujtoi vizitën e saj të parë në Hollywood Walk of Fame kur ishte 16 vjeç. Lavigne gjithashtu u tregoi të pranishmëve një foto që bëri përkrah yllit të Tom Cruise në atë kohë.

“Unë jam 16 vjeç dhe jam në udhëtimin tim të parë në Hollivud, dhe sigurisht, vizitova Walk of Fame në Hollywood, sepse është ikonë”, vazhdoi 37-vjeçarja. “Më kujtohet se i kam parë këta emra legjendar dhe kurrë nuk e imagjinoja se emri im do të ishte këtu. Unë jam shumë mirënjohëse. Kjo është ndoshta një nga ditët më të bukura të jetës sime.”/Lapsi.al