Avni Mula mbush 90 vjeç, e bija Inva i organizon festë speciale

Avni-Mula-2

Një festë e gëzueshme u organizua në Tiranë, dje më 4 janar me rastin e 90 vjetorit të artistit, Avni Mula. E bija, sopranoja e famshme Inva Mula organizoi këtë festë speciale me miq e të afërm. Mula ndau me miqtë foto nga ditëlindja ku shfaqet me të atin dhe djalin Anthony. “90 vjet muzikë të mbushur me dashuri. Faleminderit babë i dashur për gjithçka më dhurove në jetë”, shkruan Inva në një prej fotove, ku kompozitori e artisti shumë dimensional dukej në formë të mirë fizike.