Avioni i Miley Cyrus bën ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja

Miley Cyrus ishte rrugës për në Paraguaj kur avioni me të cilin po udhëtonte u dedh të bënte ulje emergjente.

Miley postoi një mesazh për fansat të mërkurën në Instagram, ku u shpreh se avioni ishte goditur nga rrufeja. Postimi përfshin edhe një video ku drita e një rrufeje duket nga dritarja e avionit.

“Ekuipazhi, grupi, miqtë dhe familja ime që udhëtonin me mua janë të sigurt pas uljes emergjente,” shkroi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

Cyrus ishte nisur për të performuar në festivalin muzikor Asunciónico në Asunción. Kushtet e motit ishin aq të këqija në Paraguaj saqë dita e parë e festivalit u anulua. Artistë të tjerë duke përfshirë Foo Fighters, Machine Gun Kelly dhe Doja Cat nuk ishin në gjendje të performonin.