Avionë privatë dhe jahte luksoze, brenda jetës magjepsëse të rusëve të pasur të Londrës (FOTO)
Në vitet nëntëdhjetë, shumë manjatë të biznesit rus u zhvendosën në Mbretërinë e bashkuar, pasi Bashkimi Sovjetik u rrëzua në 1991-n.
Ata investuan pasurinë e tyre në të gjithë Britaninë, nën politikën e ‘vizës së artë’ të Tony Bler, e cila u lejonte atyre qëndrimin në vend në këmbim të një minimumi 1 milion paund investimi.
E teksa fëmijët e këtyre biznesmenëve u rritën dhe u arsimuan në Britani, jetojnë një jetë shumë magjepsëse. E nuk e kanë aspak problem që jetën e tyre luksoze ta tregojnë në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.
Fotot janë të shumta të të rinjve të pasur, ku tregojnë makinat sportive dhe të shtrenjta, udhëtimet me jahte e deri tek avionët privatë, si dhe pushimet luksoze.
Top Channel