Ava Max zbulon se gjyshi i ka lindur në Francë dhe i bëri lëmsh fansat shqiptarë!

Duke qenë se të gjithë e dinë me origjinë shqiptare, Ava Max i ka ngatërruar fansat e saj shqiptarë me një nga postimet e saj të fundit nga Franca ku shkruan se gjyshi i saj ka lindur atje.

“Po ndihem shumë parisiane, sidomos pasi së fundmi zbulova që gjyshi im ka lindur në Saint-Etienne, Francë”, ka shkruar Ava në Instagram.

Por mjafton një kërkim i thjeshtë dhe del që këngëtarja është me origjinë shqiptare.

Amanda Ava Koci lindi në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994. Prindërit e saj janë nga Shqipëria; babai i saj, Pali është nga Qeparoja dhe nëna e saj, Andrea, është nga Saranda. Amanda ka një vëlla më të madh të quajtur Denis. Në vitin 1991, prindërit e saj u larguan nga Shqipëria pas rënies së komunizmit në vend dhe jetuan në një kishë të mbështetur nga Kryqi i Kuq në Paris për një vit. Ndërsa ishin në Paris, ata u takuan me një grua nga Wisconsin, e cila iu dha pasaporta përpara se të emigronin në Shtetet e Bashkuara për të banuar në shtetin, ku lindi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AVA MAX (@avamax)

Revista Who