Ava Max, së shpejti me albumin e parë

Ava Max, këngëtarja e hitit ‘Sweet But Psycho’ është duke shijuar suksesin e saj, pasi kjo këngë është renditur në vendin e 24-t në listën e ‘Billboard’. Mesa duket, Ava nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Sipas një DJ amerikan, këngëtarja do të sjellë së shpejti në treg albumin e saj me 14 këngë. Thuhet se në album nuk do të ketë asnjë bashkëpunim dhe do të jetë një përmbledhje e zhanerave ‘Pop’, ‘Dance’ dhe ‘R&B’. Pjesë e albumit do të jetë kënga ‘Sweet But Psycho’ dhe ‘So Am I’. Kjo e fundit ka vetëm një javë që është publikuar dhe numëron afërsisht 8 milionë klikime./Lapsi.al