Ava Max mendon se thyerja e zemrës është gjë e mirë: Bëhesh më e fortë, e shikon jetën ndryshe
Ylli 28-vjeçar i popit Ava Max emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci është rikthyer në skenën muzikore me albumin e saj të ri “Diamonds and Dancefloors” dhe ka shpjeguar se pse më parë ishte zotuar se “kurrë” nuk do të shkruante për jetën e saj personale, por përfundoi duke e bërë këtë pasi kaloi një ndarje.
“Gjithmonë thoja ‘Nuk po flas kurrë për jetën time personale, nuk do ta bëj kurrë!’ Dhe pastaj vdiqa përbrenda dhe kjo ishte gjithçka për të cilën mund të shkruaja. Unë i shoh gjërat ndryshe. Thyerja e zemrës është me të vërtetë e keqe dhe negative, por është gjithashtu një gjë e mirë. Ti ndryshon, bëhesh më i fortë, e shikon jetën ndryshe, i sheh njerëzit ndryshe dhe i vlerësoni gjërat më shumë”.