Autizmi tek të rriturit, simptomat, përse është i vështirë diagnostikimi dhe përse shërben ai

Vitet e fundit kemi parë të famshë që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik në moshë madhore. Së fundmi ishte vajza e Bruce Willis dhe Demi Moore, Tallulah e cila zbuloi se është diagnostikuar me këtë çrregullim.

Tre vit më parë edhe aktori i Prison Break, Wentworth Miller, ka treguar se është diagnostikuar me autizëm. Ai tregoi se diagnoza zyrtare erdhi si një “tronditje” për të, edhe pse ai vetë kishte spekuluar më parë se ai mund të kishte autizëm.

Simptomat e autizmit tek të rriturit mund të shfaqen ndryshe nga fëmijët dhe shumë të rritur me kalimin e viteve kanë mësuar si të jetojnë me to.

Në shumicën e rasteve, njerëzit autikë diagnostikohen në fëmijëri, zakonisht pas moshës 4 vjeçare.

Megjithatë, disa të rritur autikë nuk diagnostikohen që në fëmijëri edhe nëse simptomat e tyre janë të rënda.

Shenjat dhe simptomat e autizmit tek të rriturit

  • vështirësi në zhvillimin e bisedës
  • vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta
  • parehati gjatë kontaktit me sy
  • sfida me rregullimin e emocioneve
  • interes ekstrem për një temë të caktuar
  • monologë të shpeshtë për të njëjtën temë
  • mbindjeshmëri ndaj tingujve ose aromave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët
  • vështirësi në të kuptuarit e sarkazmës ose idiomave
  • mungesa e lakimit gjatë të folurit
  • interesi i kufizuar vetëm për disa aktivitete
  • probleme me leximin e emocioneve tek të tjerët
  • vështirësi në të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit
  • vështirësi për t’u përshtatur me ndryshimin
  • sjellje të përsëritura
  • ankth social
  • nevoja për të rregulluar artikujt në një rend të caktuar

Njerëzit autikë zakonisht nuk i kanë të gjitha shenjat dhe simptomat e mësipërme.

Ata mund të përjetojnë të tjera simptoma që nuk janë në listë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person, por edhe sipas gjinive.

Pse diagnoza mund të jetë sfiduese tek të rriturit

Simptomat mund të jenë më të buta dhe si rezultat më të vështira për t’u njohur.

Ata mund të maskojnë shenjat dhe simptomat mjaft mirë.

Hulumtimet tregojnë se një nga testet e zakonshme që diagnoztikon autizmin në moshë madhore, ADOS-2, mund të jetë i besueshëm. Por një mjek duhet të njohë simptomat e një personi në mënyrë që t’i referojë ata në testim.

Shumë mjekë mund të mos jenë të njohur me shenjat e autizmit në moshë madhore. Veçanërisht nëse simptomat e pacientit nuk janë të rënda ose nëse pacienti ka edhe shqetësime të tjera, për shembull, ankth.

Përfitimet e diagnozës

Jo çdo i rritur autik i padiagnostikuar mund të dëshirojë ose të ketë nevojë për një diagnozë.

Është e rëndësishme të respektohen nevojat dhe preferencat e individit.

Për ata që e preferojnë atë, një diagnozë mund të ofrojë disa përparësi.

Diagnoza mund të japë një shpjegim për sfidat që mund të përjetojë një individ autik.

Mund t’u japë anëtarëve të familjes, miqve dhe kolegëve një kuptim më të mirë të autizmit.

Mund të hapë akses në shërbime dhe përfitime, duke përfshirë në vendin e punës ose mjediset arsimore.

Mund të zëvendësojë një diagnozë të gabuar.

living.al