Australia në kushtet e karantinës dhe muzika e Ledri Vulës- Alessio Alia tregon çfarë po ndodh në anën tjetër të globit
Ish-modeli Alesio Alia ka treguar përmes një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, si po përjetohet situata e Koronavirusit në Australi, ndërkohë që flet me krenari edhe për suksesin që po prekin atje këngëtarët shqiptarë si Ledri Vula.
Alia thotë se sot ishte dita e parë që qeveria australiane ka vendosur izolimin e njerëzve në shtëpi, ndërkohë që po ashtu ka mbyllur rreth 80% të bizneseve.
“Sot dita e parë që është dhënë ultimatumi. Janë mbyllur 80% e bizneseve. Cdo gjë është anulluar. Hapur janë vetëm spitalet dhe dyqanet. Është situatë shumë e keqe. E kemi marrë si shaka, por nuk është shaka”- thotë Alesio.
Si organizator i shumë koncerteve në Australi, ai tregon se shumë prej tyre janë anuluar, si për shembull ai i reperit Noizy, ndërkohë që me krenari flet edhe për suksesin e Ledri Vulës, që krahas arritjeve në Shqipëri, po prek famën edhe në anën tjetër të globit.
“Kemi mbyllur me sukses një tur koncertesh me Ledri Vulën. Ka rezultuar i suksesshëm. Shumë prej këngëve të tij po luhen nga dj kur ka koncerte e nëpër diskoteka” rrëfen Alia.
/News31.al