Austin Butler vjen si Elvis Presley

Austin Butler është zgjedhur nga “Warner Bros” dhe Baz Luhrmann për të interpretuar Elvis Presley në muzikalin e shumëpritur biografik për mbretin e rokenrollit. Aktori fitoi mbi konkurrentët Miles Teller, Ansel Elgort dhe ish-“One Direction” Harry Styles.

“E dija që nuk mund ta bëja filmin nëse kasti i aktorëve nuk do të ishte perfekt. Gërmuam shumë për të gjetur një aktor të aftë të kishte lëvizjet dhe cilësinë vokale të një ikone të tillë të pashoq”, -tha Luhrmann, sipas Lapsi.al.“Austin Butler pati një rol fantastik në krah të Denzel Washington në “The Iceman Cometh” në Broadway dhe pas disa testeve e performancave muzikore e dija që kisha gjetur njeriun e duhur, për të interpretuar një ndër figurat muzikore më ikonike të botës”.