Aurela Hoxha nënë për herë të dytë?!
Surprizë! Thuhet se Aurela Hoxha është bërë sërish nënë. Burime për “News 31” kanë bërë me dije se modelja ka sjellë në jetë një vajzë dhe për herë të dy ja doli ta mbajë shtatzëninë në fshehtësi të plotë!
Së fundmi, Aurela në llogarinë e saj të Instagramit ka postuar foton e një buqete me lule, detaj që e përforcon edhe më shumë lajmin e bebushit nr.2.
Duke marrë parasysh që dy vite më parë erdhi në jetë djali i saj Alaron dhe askush s’dinte gjë, mund të themi me plot gojën se Aurela është mjeshtre për të mbajtur në privatësi të plotë një lajm të tillë, siç është shtatzënia dhe një bark i rrumbullakosur që zor të fshihet në muajt e fundit.
Anabelmagazine