Aurela Hoxha në Kanë me fustanin e Michele Obama dhe Rihannas

Aurela Hoxha i është shtuar emrave shqiptarë që kanë shkelur në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Kanës.

Aurela-Hoxha-2

Ajo u shfaq në formë perfekte e veshur me një fustan të verdhë të ‘brandit’ ‘Balenciaga’.

Aurela-Hoxha-3

Fustani kishte dekolte të hapur dhe ishte i çarë në njërën këmbë. Ngjyra e verdhë e ndezur e bënte Aurelën të dallonte mes gjithë bukurosheve të tjera. Modelja e njohur duket se është frymëzuar për këtë zgjedhje nga Michele Obama dhe Rihanna.

Aurela-Hoxha-4

Ish-zonja e parë dhe këngëtarja e njohur kanë zgjedhur të njëjtin fustan në evente dhe intervista të ndryshme, shkruan Who. Sigurisht në secilin rast fustani merr nurin e personit që e ka veshur, por mund të themi se Aurelës i shkon shumë me linjat fizike që janë dukshëm më të holla se të Rihannës dhe Michele.