Aurela Hoxha dhe fobia e saj e çuditshme që lidhet me njerëzit

Aurela Hoxha ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Pop Culture”. Gjatë intervistës, Kelvi Kadilli e pyeti nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme. Për këtë, Aurela u përgjigj se që kur ka qenë e vogël i ka pasur fobi njerëzit jo të bukur pasi mendon se pas një fytyre jo të ëmbël nuk fshihet një shpirt i mirë. “Për të qenë e sinqertë, po. Do doja të thoja jo, por që kur kam qenë e vogël, mami më ka thënë që kisha një lloj sikleti, frikë nga njerëzit jo shumë të bukur.

Mami më ka treguar që në klasë të parë ka qenë një zotëri që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën kur ikja në shkollë. Ai ishte i madh dhe i shëmtuar. Kisha frikë ta takoja. Më duket se pas një fytyre jo detyrimisht të bukur, por të ëmbël fshihet një shpirt i mirë. E kundërta i kam fobi njerëzit që kanë energji të keqe dhe nuk janë shumë të ëmbël në fytyrë”, u shpreh modelja seksi gjatë intervistës./Panorama Plus

https://www.instagram.com/p/Bp-TKmLDzTu/