Aurela Hoxha çift me Mehdi Malkaj, sot kanë daljen e parë në publik

Në javën e katërt të spektaklit të “Dance With Me 4” dy personazhe të rinj do i bashkohen kastit të VIP-ave, që do të garojnë çdo të hënë në “Tv Klan”. Pas largimit të Linda Reit, Aurela Hoxha do të jetë konkurrentja e re që do të ketë për partner aktorin e njohur Mehdi Malkaj. Blogerja e modës me 400 mijë ndjekës në Instagram dhe aktori i mbi 40 viteve karrierë si aktor në kinema e teatër, Mehdi Malkaj do të ngjiten në skenë të na tregojnë edhe aftësitë e tyre në kërcim.