Aurela Gaçe tregon vlerësimin për projektin e fundit të Eranda Libohovës: Janë momente si këto që…

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Eranda Libohova publikoi projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ‘Ego’.

Kënga u prit mjaft mirë nga ndjekësit, ndërsa në rrjetet sociale nuk ka munguar mbështetja e artistëve të tjerë, ndër to dhe Aurela Gaçe.

“Suksese e urime. Janë momente si këto që duhet të mbështesim sakrificën që bën një artist për të vazhduar të japë nga vetja, edhe kur mbase nuk e ka të lehtë”, ka shkruar Gaçe krah videos së fundit të klipit të Libohovës.

Kjo nuk është hera e parë që artistja e njohur, Aurela Gaçe mbështet kolegët e saj, duke treguar vlerësimin dhe duke ndarë me ndjekësit e saj çdo projekt të ri të tyre.

revistawho.com