Aurela Gaçe thyen rregullin; ndan foto me partnerin nga pushimet!

Aurela Gaçe është një nga artistet më të dashura dhe më të mira të muzikës shqiptare. Përveç talentit të padiskutueshëm dhe zërit brilant, këngëtarja spikat edhe për natyrën, energjinë dhe batutën që e karakterizon.

Aurela flet me punën e saj më së shumti, por shpesh zgjedh që të ndajë me publikun dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga jeta e saj private.

Së fundmi këngëtarja ndodhet me pushime me familjen e saj, dhe prej aty ka ndarë një fotografi me bashkëshortin e saj Skerdi. “Meqenëse nuk para hedhim foto pushimesh😅 thamë ta prishim rregullin një here”, ka shkruar Gaçe krah postimit.

Kujtojmë që Aurela dhe Skerdi prej kohësh jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata janë bekuar me dy vajza, Grace dhe Abigail Isabelle.

Bordo